Showbiz
Edi i BB VIP Kosova: Biznesmen apo thjesht roje në diskotekë. Video.
22 Nëntor, 2024 | 10:51 am

Edi i BBVK fillimisht është bërë i njohur nga Përputhen, asokohe ai u prezantuar si biznesmen që jetonte në Zvicër. Gjithashtu me hyrjen ne BB VK ai mbajti të njëjtin prezantim.
Në klipin hyrës ai ka thënë se është biznesmen dhe merret me kriptomonedha, ama ka dalë në kontraditë me veten teksa ka pranuar se ndodhet në BB për lekët, deklaratë e cila shpejt u kthye në meme.
Por Kryefjala.com ka siguruar një video të Edit i cili duket se punon si roje në diskoteka, bodygard i cili shoqëron këngëtarët teksa ngjiten në skenë. Pra një punë komplet tjetër nga ajo që ka prezantuar Edi.














































