Showbiz
Diana bëri këtë veprim pas daljes nga BBVK,por pastaj e fshiu!
21 Nëntor, 2024 | 8:52 am

Diana ka vendosur të largohet nga shtëpia e “BBVK”, pasi i ati nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Ajo ende nuk ka reaguar zyrtarisht në rrjetet sociale, duke lënë ndjekësit e saj në pritje të një sqarimi. Megjithatë, një veprim i saj ka tërhequr vëmendje: Diana ka publikuar një “story” në Instagram, por e ka fshirë menjëherë pas publikimit.
Ende nuk dihet çfarë përmbante postimi, por fansat po spekulojnë mbi arsyet e largimit të saj nga reality-show dhe situatën e saj të shumëpërfolur me Arionin. Pritet që Diana të sqarojë gjithçka në ditët në vijim.














































