Showbiz
Renee Reffo me ide të qarta:Nuk martohem me një më të varfër se vetja
18 Nëntor, 2024 | 9:26 am

Vajza e aktores Julia Ilirjani, Renee Reffo është dhe një ndër vajzat e cila mori vëmendje falë pjesëmarrjes së Julias në BBVA.
Atë e karakterizon padyshim sinqeriteti në çfarë ajo mendon, pa marrë parasysh se kujt i pëlqen dhe kujt jo.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Pardon My French” nga Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja në Top Albania Radio ku dhe ka plasur “bombën” e saj të radhës. E pyetur nëse ka ndonjë kusht për partnerin e saj, Renee e tha shkurt dhe qartë, kushtin financiar.
“Kushti im financiar është që mashkulli që unë kam në krah të bëjë të paktën dy herë atë që bëj unë. Nëse është më shumë hallall, por kjo është minimalja. Nuk mund të merrem me një çun që nuk ka kaluar gjysmat e eksperiencave të mia, nuk ka aq lekë sa po bëj unë në muaj”, tha ajo, deklaratë e cila ka ndezur debat të fortë në studio por edhe në rrjetet sociale.














































