Kryefjala Logo

Reagon reperi Buta pasi i vëllai u dënua me 17 vite burg!

15 Nëntor, 2024 | 8:59 am

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 17 vite burgim për Qëndrim Januzin, vëllain e reperit Buta, pas akuzave për vrasjen e G.H. në vitin 2022. Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankesave nga të dyja palët, përfshirë një kërkesë nga Prokuroria për një dënim më të ashpër dhe një apel nga mbrojtësit e të akuzuarit për ndryshimin e akuzës në “vrasje nën tronditje të fortë mendore”. Apeli vendosi se ankesat nuk ishin të bazuara, duke konfirmuar kështu vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Pas këtij vendimi, reperi Buta reagoi në Instagram, duke ndarë një mesazh reflektiv për besimin dhe drejtësinë.

“Zoti është i madh. Çkado që nuk të vret të bën më të fortë. Çdo padrejtësi dikur ndëshkohet. Çdo sfidë është provë. Çdo ditë që vjen është dhuratë,” – shkroi Buta.

IMG 9640

Të ngjashme