Showbiz
Me kamerat fikur,banori bën xhiron e rrjetit:”Mos u merr me mua,kam probleme mendore”
8 Nëntor, 2024 | 8:51 am

Një nga armiqësitë më të ‘flakta’ të BBVK,është padyshim ai i Rezartit dhe Besfortit ku shpesh kanë pasur përplasje ku nuk kanë munfuar ofendimet.
Në fakt veshi i është tërhequr Rezartit,i cili ka qënë ofendues ndaj Besfortit dhe ky i fundit është komplimentuar nga publiku për durimin e treguar.
Por…
Me kamera fikur duket se Besforti është një tjetër njeri sepse në rrjet qarkullon një video zanore ku Besi kërcënon Rezartin me fjalët:
“Mos u merr me mua, mos më gjuaj me fjalë. Unë kam telashe, kam probleme psiqike dhe mendore. Mos ma sjell punën deri aty sa të dal jashtë kontrollit, se edhe në lajme më nxjerrin. Mos e bëj këtë, mos e imito, mos u tall me mua, se mund të bëj diçka që s’bëhet”














































