Kryefjala Logo

Producentja e BB VIP Kosova reagon : “Detyra u krye”

6 Nëntor, 2024 | 7:20 pm

Pas debatit për hyrjen e Atilla ish burrit dhunues të Drejusha Latifit dhe largimin e tij nga ‘Big Brother VIP Kosova’, ka ardhur reagimi i producentes, Olsa Muhameti. Përmes një postim në story zinstagram ajo shprehet :“Detyra u krye”. shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Nuk dihet përse ishte “detyrë” futja në show e një personi të akuzuar për dhunë ndaj ish gruas? Çfarë detyre është të provokosh një nënë që vetëm dy muaj më parë ka kërkuar urdhër mbrojtje nga ish burri ? E habitshme kjo “detyrë” që ligjëroi dhunën si një rast që të bën të famshëm si rasti Atillës, duke sjellë reahime dhe protesta nga femra që kanë kaluar të njejtën histori dhune.

Me gjithë justifikimet, shumë mendojnë se ky larhim ishte detyrim i produksionit, pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Të ngjashme