Kryefjala Logo

Rudina Dembacaj në BB VIP Albania? Patjetër por me një kusht

4 Nëntor, 2024 | 1:51 pm

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit, të cilët janë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje rreth jetës së saj private dhe ajo profesionale.

Së fundmi, Rudina, të cilën prej disa javësh e shohim çdo të shtunë në ekranin e Top Channel në emisionin “Goca dhe Gra”, ka bërë së fundmi një bisedë me fansat e saj.

“Sa të shkon të jesh në ‘Goca dhe Gra’, paske humbur kot. A do ishe futur në ‘Big Brother VIP’?”, e ka pyetur një ndjekës.
Aktorja nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke treguar edhe ‘kushtin’ që ka për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Faleminderit shumë! Në BB vetëm po mora gocën me vete!”, ka shkruar Rudina krahas një foto të saj që ka postuar në “Instastory”.
Ndërkohë kujtojmë se në dhjetor do të nisë transmetimin reality show më i ndjekur në Shqipëri, edicioni i katërt i “Big Brother VIP”.

94FDC0BE 1985 460C 9433 FDF134892640

Të ngjashme