Showbiz
Pas dhunës të Klea Prengës, gjykata liron nga qelia Mariela Berishën, cakton masën “arrest shtëpie”
18 Tetor, 2024 | 3:31 pm

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Mariela Berishën dhe ndaj saj ka caktuar masën “arrest shtëpie”. Ajo u dorëzua në polici dy ditë më parë, bashkë me motrën e saj Antonala Berisha, pasi dyshohet se dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prenga. Sakaq, ndaj Antonala Berishës është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Seanca gjyqësore do të mbahej mbahej një ditë më parë, por duke qenë se Mariela nuk ishte e pranishme, seanca u shty për sot në orën 12:00. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shkruan Newsbomb.al
Pas dhunës barbar që i bënë Klea Prengas teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024, dy motrat u larguan drejt Dubait ku dhe u fshehën gjat֝ë gjithë kohës.
Ka dyshime se Klea Prenga është vënë nën shënjestër të motrave Berisha, pasi ka tentuar që të prishë marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.
Megjithatë një gjë e tillë u mohua nga Prenga, e cila pretendon se nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj bashkëshortore, teksa i akuzon ato se e kanë bërë një gjë të tillë për t’i prishur imazhin, për shkak të xhelozisë së tyre të sëmurë.
Sakaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dalë në përfundimin se Klea Prenga ka pësuar shëmtim të përhershëm të fytyrës nga goditja me gotë qelqi. E reja u është nënshtruar dy ekzaminimeve të ndryshme, një në momentin e parë kur ka ndodhur konflikti, ku është konstatuar se ka humbur ndjeshmërinë në anën e djathtë të fytyrës dhe në anën e djathtë të buzës.
Po për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në regjione të dukshme të fytyrës, si dhe me pasoja me humbje të ndjeshmërisë në anën e djathtë të fytyrës, është bërë një ekzaminim i dytë më i thelluar mjeko-logjor pas 30 ditësh, nga dita e plagosjes.
“Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua shembje e indeve të buta të fytyrës, plagë prerëse në anën e djathtë të fytyrës, të përpunuara kirurgjikalisht, me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me humbje të ndjeshmërisë në lëkurën e anës së djathtë të fytyrës dhe anën e djathtë të buzës së sipërme. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet prerës, siç mund të jetë edhe xhami.
Dëmtimet e mësipërme, bazuar në kriterin e rrezikshmërisë për jetën në momentin e shkaktimit të tyre, klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi 9 (nëntë) ditë, por, për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në regjione të dukshme të fytyrës,, si dhe ndërlikuar me humbje të ndjeshmërisë në anën e djathtë të fytyrës, nevojitet një ekzaminimin tjetër mjeko-ligjor 30 (tridhjetë) ditë nga momenti i shkaktimit të tyre, për të gjykuar mbi kategorinë përfundimtare të dëmtimeve trupore, bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” apo “shkallës së humbjes së aftësisë së përhershme për punë”, thuhet në dokument.














































