Showbiz
Gresa Hoti në një lidhje të re dashurie?
13 Tetor, 2024 | 6:02 pm

Nga jeta personale e bukuroshes Gresa Hoti ka të reja.
Modelja, njëherësh ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema.
Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale.
E kush është partneri do pyesni, me të drejtë?
Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.
Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që është ngjizur si dashuri dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë.
Conte është 42 vjeç dhe jetën personale e ka pasur shpesh në fokus të medias për lidhjet e dashurisë me bukuroshe italiane.















































