Showbiz
Sa shpejt kalon koha!Eminem rriti breza dhe tani pret të bëhet gjysh!
4 Tetor, 2024 | 9:04 am

Reperi i rekordeve botërore ka ndarë një lajm të mrekullueshëm me botën:së shpejti do të bëhet gjysh!
Eminem ka njoftuar pak momente më herët se vajza e tij Haillie Jade, është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Kjo ka ndodhur në videoklipin për “Temporary”, të publikuar të enjten.
Videoja është e përpiluar nga videot në shtëpi të Eminem, 51 vjeç, dhe vajzës së tij ndër vite, dhe përmban pamje nga dasma e saj me Evan McClintock në fillim të këtij viti.















































