Showbiz
Ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmave “Harry Potter”
27 Shtator, 2024 | 5:00 pm

Aktorja Dame Maggie Smith, e njohur për rolin në filmat e Harry Potter dhe Downton Abbey, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, ka njoftuar familja e saj.
“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë vdekjen e Dame Maggie Smith”, njoftoi një deklaratë nga djemtë e saj Toby Stephens dhe Chris Larkin.
“Ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjesin e sotëm, e premte 27 shtator. Një person intensivisht privat, ajo ishte me miqtë dhe familjen deri në fund. Ajo la dy djem dhe pesë nipër e mbesa të cilët janë shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”, vijon deklarata.
“Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar stafin e mrekullueshëm në Spitalin Chelsea dhe Westminster për kujdesin dhe dashamirësinë e tyre të pakursyer gjatë ditëve të saj të fundit.
Ne ju falënderojmë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj të mirë dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë moment”, përfundon deklarta.
Maggie Smith në rolin e Minerva McGonagall
Nga viti 2001 deri në 2011, Smith fitoi njohje dhe vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për rolin e profesoreshës Minerva McGonagall në filmat e Harry Potter.
Maggie Smith, fitoi çmimin Oscar për “The Prime of Miss Jean Brodie” në 1969. Role të tjera të saj përfshijnë filmat “Udhëtime me tezen time” (1972), “Vdekja në Nil” (1978), “Një dhomë me pamje” (1986), “Richard III” (1995), “Gosford Park” (2001) dhe “Kuarteti” (2012).














































