Showbiz
Pas largimit të Alfred Pezës,emërohet drejtorja e re e komanduar e RTSH-së
27 Shtator, 2024 | 9:14 am

Aurora Polo është emëruar drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar, duke zëvendësuar Alfred Pezën.
Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendës/drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, Alfred Peza dha dorëheqjen pothuajse 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së. Peza u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së.














































