Lajme
Hodhi foshnjën e porsalindur në lumë, dënohet me 22 vite burg gruaja
13 Shkurt, 2024 | 4:58 pm

Orjana Gremi, vajza që në muajin, Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur është dënuar me 22 vite burgim.
Në 12 Shkurt 2024 gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”.
Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.
Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, e cila rezultoi fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem ku edhe banonte tek të afërmit.


















































