Aktualitet
Të burgosurit tentojnë të rrahin të dyshuarin për vrasjen e Liridonës
11 Dhjetor, 2023 | 9:26 am

Granit Plava, i akuzuar si autori i vrasjes së Liridona Ademajt, ka tentuar të vetëlëndohet në burg.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani në një konferencë për mediat tha Plava ka tentuar të vetëplagoset në qelinë ku mbahet. Dibrani tha se në momentin “kur është vërejtur se i burgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen, stafi ka reaguar menjëherë”.


















































