Lajme
Gruaja shtatzënë plagos burrin, flet motra e të plagosurit: Ishte në krahë me djalin 6 muajsh
19 Tetor, 2023 | 1:14 pm

Një krim në familje ka ndodhur në zonën e Kombinatit sot, ku një grua shtatzënë ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.Motra e Toskut, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen.
Motra e të plagosurit shpjegoi se vëllai i saj u qëllua me thikë teksa mbante në krahë të birin vetëm 6 muajsh.
“Vëllai im ka qenë në gjendje gripale dhe ka pasur temperaturë. Duke qenë se jetonin edhe me qira, vëllai donte të ikte në punë dhe ajo i thoshte mos ik. Ka agravuar situata. Vajza me pak gjë bëhet shumë agresive. Në debat e sipër vëllai i ka thënë ulu se unë do iki për në punë.
Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë.
Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, rrëfeu ajo.


















































