Showbiz
Dafina Zeqiri reagon pas deklaratës të Sara Hoxhës; Je e fiksuar!
8 Tetor, 2023 | 9:50 am

Ditën e djeshme, Sara foli për herë të parë në “S’e Luan Topi” për zenken me Dafina Zeqirit ne rrjetet sociale. Ajo shpjegoi se e gjitha nisi nga komenti i Ledrit, të cilin influencerja që në fillim e kishte marrë si shaka. Sipas saj, kur vetë partnerja e reperit e mori atë koment si batutë dhe jo si ngacmim, kjo do të thotë se nuk u bë me tendencë. Sara u shpreh po ashtu se nuk e kupton pse Dafina reagoi në këtë mënyrë.
Pas kësaj interviste, nuk ka vonuar reagimi i Dafinës. Artistja ka publikuar një status në Threads, duke shkruar:
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”.











































