Showbiz
Kë thumbon Trixa me videon e rrjeteve sociale?
22 Prill, 2023 | 8:50 am

Beatrix Ramosaj postoi një video në rrjetet sociale, ku trazoi gjithë “dynjanë” dhe më pas e fshiu, ndërsa shumë njerëzve i është dukur se këngëtarja ka dashur të thumbojë dikë (ose disa).
Kështu, artistja zgjodhi të postojë në TikTok një video, ku “sound”-i origjinal i postimit thoshte: “Jam bërë block, unblock, shtuar, hequr [nga rrjetet sociale], urryer, dashur, por nuk jam harruar kurrë”.- me Beatrix që i përsëriste fjalët, ndërsa bashkangjitur me video-n, sa për t’i hedhur benzinë zjarrit shtoi: “Ehh, vështir’ me u harru'”.
Shumë mendojnë se ky është një “thumb” për Donaldin dhe kryesisht për Bora Zemanin, pasi vjen vetëm pak ditë nga një video e moderatores, ku ndjekësit (dhe ata që e përndjekin) menduan se po kopjonte pikërisht Trixën, nisur edhe nga “kërkimi” që i dilte në komente.













































