Showbiz
Del videoja që po bën xhiron e rrjetit. Luizi do të ndahet nga Kiara?!
21 Prill, 2023 | 1:42 pm

Një deklaratë e Luizit në dhomën e rëfimit është duke bërë xhiron e rrjetit. Me mikrofonin ndezur, banori dëgjohet teksa thotë se lidhjes më Kiarën i ka ardhur fundi dhe se loja është më e rëndësishme për të se vet banorja.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte që, ose ta pranonte që i ka ardhur fundit tani edhe s….Kjo lidhje nuk ec më. Ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati, si me thën edhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe e ka një fund.
Do kemi kujtime të bukura, por unë jam kam lojën shumë më të rëndësishme, për momentin dhe për hir të vëretës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen besoj se me aq sa e kemi respektuar njëri tjetrin uroj me shpirt të më kuptojë. Pse jo të mbesim edhe shokë, ndoshta jashtë. Nuk e kam për qëllim ti bëj ndonëj gjë të keqe veccse të kaloj mirë me të”, dëgjohet të thotë Luizi.
Nuk e dimë nëse kjo deklaratë është e vërtetë apo ndonjë nga ato batutat e tij shkodrane, por këtu jemi do ta shohim ecurinë e lidhjes së tyre.













































