Showbiz
Elvana bën ç’bën dhe “rrotullohet” rreth kësaj ngjyre
21 Prill, 2023 | 1:37 pm

“Rrotullo” titullohet kënga më e re e këngëtares Elvana Gjata e cila është bashkëpunim mes saj dhe Dhurata Dorës. Ky është bashkëpunimi i tretë mes dy artistëve që mesa duket s’do të jetë i fundit. Por nga ana tjetër duket se Elvana duket se çeli zyrtarisht sezonin artistik veror me këtë këngë shumë stil, ritmike që me shumë mundësi do të kërcehet edhe në diskotekat shqiptare.
Megjithatë ne sot duam të ndalemi pak edhe tek stili i saj dhe kemi vënë re që ngjyra “pink” është e preferuara e saj. Kjo jo vetëm për faktin që është një nga ngjyrat e momentit por Elvana e ka të preferuar përgjatë karrierës së saj.
Ja disa foto nga daljet e saj publike:



















































