Showbiz
Gjykata e Durrësit merr vendimin për Cllevion…
20 Prill, 2023 | 10:00 am

Cllevio u arrestua nga policia pak ditë më parë pas një kallëzimi që reperi Noizy i bëri në polici. Më pas reperi sqaroi nëpërmjet një statusi të gjatë ç’kishte ndodhur mes djemve dhe sepse ishte penduar duke e tërhequr padinë.
Shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.
Gjykata e Durrësit ka marrë një vendim për Kleviol Ahmetajn, që u arrestua më 16 Prill. Pas tërheqjes së kallëzimit nga Noizy, për reperin është caktuar arrest shtëpie.













































