Kryefjala Logo

Lajm i trishtë: humbin jetën dy të rinj në Rrugën e Kombit.

20 Gusht, 2022 | 9:27 am

Një përplasje e madhe me dy viktima është njoftuar sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, pikërisht në zonën e quajtur “Vau Shkjeze”, Rubik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, sipas njoftimit të policisë. Gjithashtu mësohet se Marsel Busho, gjatë udhëtimit me makinë në këtë segment rrugor, ka humbur kontrollin dhe mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me ndarëset metalike anësore të rrugës.

Për këtë shkak kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet. Ata janë shtetasit Marius Çeça, 31 vjeç, dhe Denis Gjeta, 30 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Marsel Busho, 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Stafi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e shkaqeve.

Të ngjashme