Lajme nga vendi
Presidenti Meta kthen në Kuvend ‘Buxhetin 2022 të qeverisë Rama’. Është një plan financiar antisocial
10 Dhjetor, 2021 | 1:56 pm

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqytim në Kuvend ligjin për ‘Buxhetin 2022’:
Sipas presidentit,ky buxhet në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial, shkruan Syri.net.
‘Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;
Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;
Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;
Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor’, thuhet në arsyetimet e presidentit.
DEKRET PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 115/2021 ‘PËR BUXHETIN E VITIT 2022’
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 115/2021 ‘Për Buxhetin e vitit 2022’, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.



















































