Kryefjala Logo

I kishte rradhë armët e ftohta,arrestohet 18-vjçari në Elbasan

22 Nëntor, 2021 | 1:42 pm

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në mjetin e tij tip ‘Jaguar’ kanë sekuestruar një dorezë hekuri.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 18-vjeçarit K.M., kanë gjetur një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sekuestrohen një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri), vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.

Të ngjashme