Lajme
Arben Kraja:Ne gusht nisin punen hetuesit e BKH-se.Rezultatet per tenderat e PALIGJSHME
5 Korrik, 2021 | 11:38 am

Shefi i SPAK,Arben Kraja ka derguar sinjale te forta per zyrtare lokale dhe vendore qe jane te perfshire ne tenderat te dhena ne menyre te paligjshme.
Rezultatet do te behen publike nese do te kete shkelje flagrante te ligjit.
Shefi i Prokurorise Speciale eshte shprehur si me poshte:
“Ne jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që ta disponojë atë. Është e paligjshme dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet të kemi më shumë produkt për evidentimin e shkeljeve për fondet publike. Kuptohet që bëhet fjalë për zyrtarë lokalë dhe vendorë. Kjo është përparësi e jona dhe shumë shpejt do kemi rezultate që do bëhen publike.
Jemi të bindur që këtë që po bëjmë, po e bëjmë për të mirën e vendit. Të ikë imazhi i keq, që aty s’mund të investosh se institucionet janë të korrupstuara, s’mund të investosh se të vjen krimi i organizuar dhe të vendosë gjoba”


















































