Kryefjala Logo

Qeveria zhbllokon Tik Tok-un 1 vit pas mbylljes, tashmë e aksesueshme për të gjithë

4 Shkurt, 2026 | 8:36 pm

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin e aplikacionit, i cili ishte i bllokuar që më 13 mars 2025.

Në vendim theksohet: “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e masave të ndërprerjes së aksesit ndaj platformës”.

Masa për mbylljen e rrjetit social u vendos nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë.

Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se mbyllja e TikTok ishte masë e përkohshme dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për të minimizuar ndikimin e mundshëm negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

Të ngjashme