Lajme
Zjarrfiksja sërish në Urgjencën e QSUT, mjekët: Mbante erë të djegur
17 Shkurt, 2024 | 5:48 pm

Gjashtë ditë pasi u përfshi në flakë zjarrfikëseja ka shkuar sot sërish në urgjencën e re të QSUT.
Bluzat e bardha kanë ndjerë një aromë të djegure ndaj kanë thirrur zjarrfikësen, por fatmirësisht nuk ka pasur prani zjarri por kanë qenë vetëm dyshime.
Kujtojmë se zjarri i rënë gjashtë ditë më parë e ka nxjerrë jashtë funksioni urgjencën. Rastet që kanë nevojë dërgohen në Sanatorium dhe Trauma.

















































