Kryefjala Logo

Zarfi i zi për Rogertin, ndëshkohet nga produksioni pas skandalit me Malin

27 Janar, 2026 | 9:42 pm

Në vijim të situatës së tensionuar mes Rogertit dhe Malit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku u kapërcyen kufijtë e lojës dhe u përfshi familja e këngëtarit me deklarata të rënda, produksioni u detyrua të ndërhyjë përmes një vendimi zyrtar.

Gjatë Prime-it në studio u hap “zarfi i zi”, një moment që zakonisht shënon masa disiplinore për shkelje të rënda të rregullores. Ndryshe nga sa u prit, Rogerti nuk u përjashtua nga loja, por u ndëshkua me një paralajmërim serioz. Ai do të dalë automatikisht në televotim çdo javë, duke qenë gjithmonë në rrezik për largim nga publiku.

Produksioni theksoi se sulmet personale dhe përfshirja e familjarëve janë të papranueshme dhe bien ndesh me rregullat e formatit, duke paralajmëruar se raste të ngjashme në të ardhmen mund të çojnë në masa edhe më ekstreme.

Ndërkohë, qëndrimi në shtëpi i Rogertit nuk u pëlqeu banorëve të cilët nisën të protestojnë. Aq më tepër që ai ende nuk i ka kërkuar falje Malit që e ka prekur në plagë personale.

 

Të ngjashme