Showbiz
Zarfi i Zi, Keijsi eleminohet nga shtëpia e BB Vip Albania pas përplasjes me Kristin
27 Janar, 2026 | 10:09 pm

Pas një tjetër situate të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku në qendër të vëmendjes ishte debati i ashpër mes Keijsit dhe Kristit, produksioni ka ndërhyrë sërish me masa disiplinore duke hapur një tjetër “zarf të zi” në studio.
Shkak për këtë vendim u bë gjuha bullizuese dhe sjellja e përsëritur e Keijsit gjatë përplasjes me Kristin, e cila u konsiderua si shkelje e rregullores dhe e kufijve të komunikimit brenda lojës. Produksioni theksoi se situata kishte kaluar në ofendime personale dhe tone të papranueshme, duke cenuar klimën e respektit që duhet të ruhet në format.
Gjatë Prime-it u bë e ditur se Kejsi kishte marrë më herët edhe një paralajmërim zyrtar për sjellje të ngjashme, çka e rëndoi më shumë pozitën e saj këtë herë. Duke qenë se ishte një përsëritje e shkeljeve, “zarfi i zi” këtë herë solli një vendim përfundimtar: eliminimin e tij nga loja.












































