Showbiz
Xuxi përsërit qëndrimin tij rreth homoseksualizmit:”Jam kundër!”
30 Dhjetor, 2024 | 10:13 am

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër homoseksualizmit.
Xuxi u shpreh se për shkak të religjionit që beson është kundër, transmeton Klankosova.tv.
Mes tjerash, ai u shpreh se me zemër është kundër, por sërish sipas mendjes së tij secili njeri mund të jetojë si të dojë vetë.
“Sipas besimit tim që e kam unë brenda dhe e praktikoj – unë jam kundër dhe e kam shpjegu. Zemra ime është e lidhur me Allah dhe jam kundër. Por, mendja ime është e lirë dhe mendja ime më thotë se çdo kush është i lirë të jetojë si të dojë vetë”, u shpreh Xuxi.













































