Showbiz
Xheneta Fetahu zbulon punët që ka bërë para se të bëhej e njohur: Nuk kam turp, kameriere…
8 Maj, 2026 | 10:53 am

Xheneta Fetahu ka folur hapur për jetën e saj para famës dhe eksperiencat që ka kaluar përpara se të bëhej pjesë e ekranit dhe botës së showbiz-it.
Gjatë një interviste, Xheneta tregoi se para se të bëhej personazh publik, jeta e saj ka qenë krejt normale, sidomos gjatë kohës që jetonte në Suedi. Ajo rrëfeu se ka bërë punë të ndryshme dhe nuk ka patur asnjëherë turp nga puna.
“Nuk i kam thënë asnjëherë punës jo. Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme dhe nuk kam turp t’i përmend, nga e para deri tek e fundit”, u shpreh ajo.
Sipas Xhenetës, çdo eksperiencë pune e ka ndihmuar të formohet si person dhe t’i japë forcën që ka sot. Ajo dha edhe një mesazh për të rinjtë, duke theksuar se askush nuk duhet të ketë frikë nga punët e thjeshta apo të nisë nga zeroja.
“Çdo punë më ka bërë Xhenetën që jam sot. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, sepse nga një punë më e vogël mund të arrish tek një më e lartë”, tha ajo.
Xheneta tregoi se në Suedi ka punuar me të moshuarit, si kameriere në restorante dhe madje edhe si menaxhere hoteli.
“Kam punuar me të moshuarit në Suedi, kam punuar si kameriere në restorante, si menaxhere hoteli, kështu që kam bërë lloj-lloj punësh të ndryshme”, rrëfeu ajo.
E pyetur për rrogën e parë, Xheneta tha se ka qenë rreth 1500 euro, duke shtuar se jeta në Suedi ka kosto të lartë dhe shpenzimet nuk janë të vogla.
Rrëfimi i saj është vlerësuar nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar pozitivisht sinqeritetin dhe mënyrën se si ajo foli për periudhën para famës.












































