Kryefjala Logo

Visions of Tomorrow. Një shqiponjë me pajisje të përdorura si pasqyrë e së ardhmes

24 Dhjetor, 2025 | 10:03 am

Në një moment kur teknologjia është kryefjala, arti i Renold Sulës, artist shqiptar, skulptor dhe skenograf, vjen si një sfidë personale për të vendosur pajisjet teknologjike në qendër të veprës së tij. Visions of Tomorrow është një reflektim i së ardhmes i udhëhequr nga zgjidhjet teknologjike. Përmes këtij instalacioni, artisti rikrijon shqiponjën tonë kombëtare, duke përcjellë një mesazh të qartë mbi mënyrën se si arti dhe teknologjia mund të shkrihen, të evokojnë kreativitetin dhe të nxisin ripërdorimin, duke e parë këtë si një zgjidhje që duhet të

udhëheqë edhe të nesërmen tonë.
Renold Sula është një prej artistëve lokalë shqiptarë që e ndeshim shpesh me veprat e tij, të cilat rikrijojnë të përditshmen, por njëkohësisht e çojnë atë në një dimension tjetër, më të fuqishëm dhe më tërheqës për syrin e publikut. Veprat e tij gjenden kudo rreth nesh, në formën e skulpturave gjigante, instalacioneve të integruara në hapësira publike, mozaikëve shumëngjyrësh me motive të ndryshme, deri te shqiponjat e ndërtuara nga pajisje teknologjike IQOS.

Procesi krijues i Visions of Tomorrow, e cila prezantohet edhe si një dhuratë fundviti, nisi si një iniciativë e IQOS për rikthimin e pajisjeve që nuk përdoren më dhe për t’u dhënë atyre një jetë të re përmes artit. Kjo vepër konfirmon se teknologjia, përveçse lehtëson përditshmërinë, mund të shndërrohet edhe në mjet kreativiteti dhe ripërdorimi, duke përcjellë një mesazh për përdorimin e përgjegjshëm të saj, në respekt të mjedisit dhe komunitetit.
Renoldi e përqafoi këtë iniciativë duke i parë pajisjet si komponente që lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë të sinkronizuar, ashtu si rrjetet teknologjike, dhe duke i shndërruar ato në një instalacion të prekshëm dhe domethënës.

Ripërdorimi përmes artit, në një kohë kur teknologjia është kudo rreth nesh, jo vetëm që evokon kreativitet, por edhe sensibilizon audiencën për t’i parë jo vetëm pajisjet teknologjike, por produktet në përgjithësi si materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren, në dobi të komunitetit dhe mjedisit, në mënyrë të përgjegjshme.
Kuriozitet për një të ardhme të udhëhequr nga teknologjia, kreativiteti dhe përdorimi i përgjegjshëm.

268e6b58 3ccf 48a0 8891 be071c469ca3 2b0587718 0161 48b1 8a2b 4d31739a507e 1ae96a51e 5c57 40bb b8a6 8830a1b23b50 162c08489 a129 440f a93c 2e5e9696f726 1

Të ngjashme