Kryefjala Logo

Video: Moment special gjatë koncertit të Ylli Limanit, ndodh propozimi

20 Prill, 2026 | 6:16 am

Këtë fundjavë, Ylli Limani ka performuar për dy netë rresht në Cyrih, Zvicër. Me mijëra adhurues kanë mbushur sallën për të kënduar njëzëri hitet e tij.

Por, mes dritave të skenës dhe hiteve melankolike, një moment i papritur ka vjedhur gjithë vëmendjen e mbrëmjes, duke bërë që i gjithë publiku të shpërthejë në brohoritje. Një i ri ka zgjedhur pikërisht atmosferën magjike të koncertit të Yllit për t’u ulur në gju dhe për t’i propozuar për martesë partneres së tij. Vajza, e kapur në befasi dhe e mbushur me emocione, ka thënë “Po”, teksa çifti ka shkëmbyer një përqafim të ngrohtë dhe të gjatë nën dritat e kuqe të skenës.

Ky moment special është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, duke u bërë viral. Faqja e organizatorëve e ka ndarë videon në Instagram duke e quajtur pa asnjë dyshim “momentin më të veçantë të natës”, ndërsa komentuesit kanë shpërthyer me urime, duke e cilësuar si propozimin më të lezetshëm ndonjëherë.

Të ngjashme