Kryefjala Logo

Video: Incident në pasarelë, ja si e menaxhoi modelja Oriola Marashi?

17 Prill, 2026 | 3:24 pm

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen gjatë një prej eventeve të fundit të modës, ku modelja shqiptare Oriola Marashi u përball me një incident në pasarelën e Guess.

Teksa po ecte me vetëbesim në skenë, Oriola hasi një problem me sandalet, duke e detyruar të ndalojë për disa sekonda për t’i rregulluar. Një situatë që për shumëkënd mund të ishte e sikletshme, por ajo e menaxhoi me profesionalizëm, pa humbur qetësinë dhe elegancën.

Pamjet tregojnë se modelja reagoi menjëherë, duke u përkulur për të rregulluar këpucën dhe më pas vijoi ecjen sikur asgjë të mos kishte ndodhur, duke ruajtur prezencën e saj në pasarelë.

Momente të tilla janë të zakonshme në botën e modës, ku presioni dhe dinamika e shfaqjeve live shpesh sjellin situata të papritura. Megjithatë, mënyra se si menaxhohen këto momente është ajo që bën diferencën.

Dhe në këtë rast, Oriola Marashi tregoi edhe një herë se përtej bukurisë, profesionalizmi dhe qetësia janë çelësi i suksesit në skenat më të rëndësishme të modës.

Të ngjashme