Kryefjala Logo

Vetvrasja e 27 vjeçares nga TikTok, Altin Çoku del para gjykatës

15 Shkurt, 2024 | 4:23 pm

Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini ka dalë para gjykatës. Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami.

Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm.

“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.

27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok.

Altin Çoku kërcënonte mjekun, zbardhet dëshmia e drejtorit të spitalit: I ballafaqova të dy, më vonë mora vesh që i ka dhënë parà
E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare. 39 vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Të ngjashme