Kryefjala Logo

Venecia rrit tarifën, 10 euro për të hyrë në qytet

12 Shkurt, 2025 | 9:05 am

Tarifat e hyrjes në Venecia për vizitorët ditorë po rriten edhe më shumë. Këtë herë ata do të duhet të paguajnë dy herë më shumë, tarifa po rritet nga 5 euro në 10.

Përveç rritjes së tarifës, ajo do të zbatohet edhe për pothuajse dy herë më shumë data se vitin e kaluar.

Tarifa do të paguhet për vizitorët pa rezervim të qëndrimit të natës në qytet nga ora 08:30 deri në orën 16:00.

Tarifa prej 10 eurosh do të përgjysmohet për ata që rezervojnë hyrjen shumë ditë përpara.

Të ngjashme