Kryefjala Logo

“Mami dhe babi s’janë mirë, nuk po të njohim”, Vëllai i Fabjolës kundër marrëdhënies me Adionin në Ferma Vip, ja çfarë vendosi banorja

25 Prill, 2026 | 8:45 am

Afrimiteti mes Fabjolës dhe Adionit në Ferma VIP ka shkaktuar shqetësim në familjen e saj duke bërë që vëllai i saj të ndërhynte drejtpërdrejt në format mbrëmjen e djeshme, duke kërkuar që ajo të largohet.

“Kisha menduar të vija më vonë, ashtu siç e kishim lënë bashkë, të të bëja një surprizë ashtu siç e meritoje përpara se të hyje këtu Ashtu siç je mësu me të ndejt gati, ashtu siç je mësu për mos të të ndaluar për asgjë, me t’kuptu deri në limite, me t’përkrah dhe mbështet deri në limite, SI FAMILJE! S’më dhe kohë Ola, çfarë ndodhi? Mami nuk është mirë Ola, kur ke hyrë ti e di gjëndjen e saj, i di gjërat, nuk është as për kamerat asgjë, mami nuk është mirë Ola. Babi nuk është mirë Ola, Ilda nuk është mirë Ola, Fabi nuk është Fabi Ola!  Çfarë ndodhi? Si i kishim muhabetet? Kush ishte kushti, qëllimi? Kush do të ishte Ola? S’po të njohim më këto 10 ditët e fundit, të ka ik shkëlqimi i fytyrës, s’është më Ola e batutave, Ola që përcillte energji, askush s’po të njeh më. Ne s’jemi njerëz që privojnë njerëzit të jenë të lumtur, ne jemi njerëz që privojmë njerëz të bëjnë gabime. Kushti ishte të hynte Fabiola dhe të dilte Fabiola. Ne s’jemi askushi me ndalu dashurinë por jo në këto kushte, jo në këto rrethana e jo në këtë mënyrë, jo pa respekt ndaj vetes! Në qoftë se një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja? Ku duhet të jetojnë ata? Si do të sillen ata? Ardhja ime sot është me ardh e me shku me ty tek njerëzit që të kanë parësore në jetën e tyre. Njerëzit që do të shkonin deri në fund të botës me t’pa nëse ti je duke u bërë pis.”

Pas këtij momenti të tensionuar, Fabjola Elezaj mori një vendim të vështirë për raportin e saj me Adionin.

Sipas asaj që u pa në vazhdim, Fabjola u rikthye në dhomën e rrëfimit, ku ndodhej Adioni, dhe i komunikoi se ata duhet t’i ndërpresin marrëdhëniet, në respekt të kërkesave që iu bënë nga familjarët e saj jashtë.

“Ndodhi ajo që kisha frikë që në javën e parë. Duhet të distancohemi sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që e bëra të vinte këtu për këtë temë dhe për mua është diçka që s’ia fali vetes, edhe nëse ma falin ata, kurrë. Sepse familjarët e mi nuk janë aq mirë me shëndet pas kësaj situate. Më kërkoi me dalë sonte, dhe me qëndru me kushtin që unë e ti të mos jemi bashkë”, tha Fabjola.

Ajo i shpjegoi Adionit se presioni dhe shqetësimi i krijuar te familja e saj e kanë vënë përballë një zgjedhjeje të dhimbshme, duke e bërë të ndihet fajtore për situatën dhe për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë pasur tek të afërmit e saj.

Pas këtij diskutimi, të dy vendosën që t’i shkëpusin raportet dhe ta vazhdojnë veçmas këtë aventurë brenda “Ferma VIP 3”, pas mesazhit të prerë të familjes së Fabjolës.

Të ngjashme