Lajme nga vendi
Vdes nga Covid edhe babai i 17-vjeçarit nga Elbasani që ndërroi jetë ditën e djeshme
23 Shkurt, 2021 | 2:47 pm

Update 18:00
Sot në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Xhuliano Mata, miku i të ndjerit, Qamil Seiti, 18 vjeçarit nga Memaliaj që humbi betejën me Covid-19.
Xhuliano informoi se kishte ndërruar jetë edhe Lefter Seiti, babai i Qamilit që ishte në gjendje kritike. Nisur nga afrimiteti i djalit me familjen e Seitit dhe vetë të ndjerin, mediat e dhanë lajmin pa e verifikuar.
Por rezultoi se lajmi ishte i pavërtetë. Familja Seiti informon se Lefter Seiti po vijon betejën me virusin e pabesë në një nga spitalet e Tiranës.
14:00 Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid edhe babai i 17-vjeçarit, Qamil Seiti. Lajmi i trishtë është bërë i ditur gjatë emisionit “Shqipëria Live” pak minuta më parë.
Luftar Seiti ndodhej i shtruar në spitalin Covid në gjendje të rëndë shëndetësore.
17-vjeçari Qamil Seiti ishte paraqitur në spital në gjendje shumë të rëndë të Covid ku mushkrit i kishte pasur 100% të bllokuara dhe ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi është shtruar.
Mësohet se i riu nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa nuk dihet akoma për babain e tij.



















































