Kryefjala Logo

VAANMED dhe Frontera: event prestigjioz me partnerë ndërkombëtarë të estetikës mjekësore

23 Dhjetor, 2025 | 11:55 am

VAANMED, kompania lidere në Shqipëri dhe në Ballkan në fushën e distribucionit dhe asistencës profesionale të pajisjeve për mjekësinë estetike dhe dermatologjinë, organizoi në Tiranë eventin e saj të fundvitit, i cili u mbajt në ambientet e Frontera Academy. Aktiviteti mblodhi klientë dhe partnerë nga i gjithë rajoni, duke reflektuar rritjen dhe pozicionimin e fortë të kompanisë në treg.

Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e VAANMED, Dorina Shamo, e cilësoi vitin 2025 si një vit konsolidimi dhe forcimi për kompaninë. Ajo vuri theksin te ruajtja e partneriteteve ekzistuese dhe zgjerimi i bashkëpunimeve strategjike me brandet ndërkombëtare Croma dhe DEKA, të cilat, sipas saj, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve dhe zhvillimin e tregut të estetikës mjekësore dhe dermatologjisë në rajon.

VAANMED raportoi performancën më të mirë deri më sot gjatë vitit 2025, veçanërisht në kontratat për pajisje dhe në shërbimet pas shitjes, duke u afirmuar si një partner i besueshëm dhe afatgjatë për klinikat dhe bizneset e sektorit.

Nga ana e tij, Menaxheri i Përgjithshëm, Dimitris Vratimos, theksoi se zgjerimi në tregje të reja, përfshirë Malin e Zi, është pjesë e strategjisë rajonale të kompanisë, ndërsa Shqipëria mbetet tregu kryesor ku janë planifikuar investime të reja për vitin 2026.

Eventi u zhvillua në ambientet e Frontera Academy, një akademi moderne e edukimit profesional në industrinë e bukurisë dhe estetikës, e konceptuar si një qendër trajnimi, inovacioni dhe zhvillimi profesional. Me infrastrukturë bashkëkohore dhe ambiente të dedikuara, akademia synon të kontribuojë në formimin e profesionistëve të rinj dhe në rritjen e standardeve të industrisë në Shqipëri.

Të ngjashme