Lajme nga vendi
U shpreh se i ka 1 borxh Durrësit/ Vata ja numëron Ramës të gjitha, nga betonizimi tek tërmeti. Borxhet janë shumë më shumë se një
1 Shkurt, 2021 | 10:59 pm

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të jetë kandidat në Vlorë dhe në Durrës, por u shpreh se qytetit bregdetar i ka një borxh.
Anëtari i kryesisë së LSI-së Vis Vata nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur se Rama nuk i ka një borxh Durrësit, por i ka shumë më shumë.
Ai shkruan se përgjigjen se sa borxhe i ka Durrësit do ta marrë më 25 Prill. Vata shprehet se ekipi i kryesuar nga Elona Guri do të ja kthejë Durësin durrësakëve.
Statusi i tij:
Kryemashtruesi Rama na doli me deklarate sot se i paska nje borxh Durresit…
Sa borxhe i ke Durresit? Betonin, lulishtet e munguara, kanalizimet e permbytjet, apo demet nga termeti e falimentimin e bizneseve nga pandemia?! Sa e sa borxhe i ke ketij qyteti?
Do ta marresh pergjegjen e merituar ne 25 Prill!
Durresi do te japi mijera shuplaka, rinia e ketij qyteti do ti jap fund mashtrimeve te Rilindjes!
LSI Durres, ekipi me i mire i kryesuar nga Elona Guri do t’i kthej Durresin durresakeve!
Durresi i takon qytetareve e rinise!


















































