Kryefjala Logo

U plagos me thikë, reagon babai i Lamine Yamal

15 Gusht, 2024 | 7:21 pm

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ishte viktimë e një sulmi me thikë në një parkim në lagjen Mataro të Barcelonës.

Për fat të mirë, Nasraoui arriti t’ia hidhte paq pas plagëve të marra, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ai ka dashur t’i qetësojë të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, një përqafim të madh për të gjithë”, shkruante Mounir në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës.

Të ngjashme