Kryefjala Logo

U dyshua për telefon: zbulohet objekti që Miri fshehu në prime

2 Shkurt, 2026 | 9:13 am

Një moment i shkurtër gjatë spektaklit “prime” mjaftoi që rrjeti të shpërthente në aludime dhe dyshime ndaj Mirit.

Gjatë një pauze publicitare, Miri u pa duke u larguar nga divani ku ishte ulur dhe duke marrë me shpejtësi një objekt që e kishte fshehur më parë aty. Lëvizja e tij u kap nga kamerat dhe menjëherë ndjekësit nisën të spekulojnë se bëhej fjalë për një telefon, gjë e ndaluar rreptësisht brenda shtëpisë së Big Brother.

Por siç shihet objekti i fshehur nuk ishte aspak telefon, por një kuti duhani për duhan të dredhur një aksesor që përdoret nga personat që përgatisin vetë cigaret. Kjo kuti zakonisht përmban duhan, filtra dhe letra speciale, duke u bërë mjaft praktike për duhanpirësit.

c7945009 1cf7 4576 8646 616665f83698

Pra, ajo që në pamje të parë u interpretua si një shkelje e rregullave, rezultoi të ishte thjesht një send personal pa asnjë lidhje me teknologjinë apo komunikimin me botën e jashtme.

Të ngjashme