Showbiz
U aksidentua bashkë me fëmijët, flet Kristian Boci: Kam humbur shikimin në syrin e majtë
17 Shtator, 2024 | 6:20 pm

Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi u përfshi në një aksident para disa ditësh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Boçi humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në kanal.
Biznesmeni udhëtonte në mjetin tip ‘Benz’ së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Por, Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, Boci tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë, por shpreson që t’i rikthehet.
“Kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët’– thotë ai.













































