Showbiz
Tuna në një romancë të re, rigjen dashurinë tek partneri i saj më i vogël në moshë
7 Shtator, 2024 | 11:01 am

Tuna Sejdiu është një nga femrat e showbizit e cila e ka bërë lëmsh rrjetin për sa i përket jetës private. Së fundmi është zbuluar së ajo po përjeton një romancë dashurie, dhe jo me Cozman siç u përfol.
Sipas ‘Prive’ djali i cili i ka rrëmbyer zemrën Sejdiut është më i ri në moshë dhe është shqiptar, detaje të tjera për të dashurin misterioz akoma nuk dihen.
Thuhet se çfiti po përjetojnë një periudhë të bukur bashkë dhe janë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.
Kujtojmë që para lidhjes me Cozman, këngëtarja ka qenë e martuar me Patris Berisha, martesë disavjeçare e cila mori fund pasi ish-çifti solli në jetë dy fëmjë.












































