Showbiz
Trëndafila nga qielli, surpriza spektakolare për Edisën habit banorët
13 Mars, 2026 | 6:03 pm

Një moment spektakolar dhe plot emocione ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja Edisa Demollari është surprizuar ndryshe.
Gjatë qëndrimit të banorëve në oborr, qielli mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri u kthye në skenë surprize, kur nisën të bien trëndafila.
Banorët ngritën sytë drejt qiellit nga ajo që po ndodhte, ndërsa Juela menjëherë përqafoi Edisën, e cila u emocionua nga kjo surprizë.
Në një reality ku emocionet, debatet dhe surprizat janë pjesë e përditshmërisë, ky moment romantik me “trëndafila nga qielli” për Edisën shtoi edhe më shumë kuriozitetin dhe dinamiken e lojës brenda shtëpisë.












































