Lajme nga vendi
Tragjike/ 29 vjeçari vret bashkeshorten ne Fier
17 Mars, 2021 | 7:20 pm

Një krim i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në një familje në Fier. Nga të dhënat e para, raportohet se një i ri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
Mësohet se menjëherë pas krimit, autori i vrasjes është larguar nga banesa. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se viktimë është shtetasja Irvana Medinaj, e cila është vrarë tragjikisht nga bashkëshorti Demokrat Medinaj.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
















































