Lajme nga vendi
Tragjedi në Mat, 23-vjeçari gjendet i mbytur në liqen. Ja çfarë thonë familjarët
23 Janar, 2021 | 1:52 pm

Një 23-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur ditën e sotme në liqenin e Ulzës.
Sipas familjarëve A.C. vuante nga depresioni dhe në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Mat.
Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.
Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.


















































