Kryefjala Logo

“Tradhëtinë e mora vesh nga portalet”, flet sërish Alma Bektashi

1 Gusht, 2024 | 6:02 pm

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer së fundmi detaje lidhur me jetën e saj personale. Ajo është ndalur te mënyra sesi e ka mësuar tradhtinë e tashmë ish-bashkëshortit të saj.

Në një intervistë për “Sol”, Alma Bektashi tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet

Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”-tha këngëtarja e njohur.

Të ngjashme