Kryefjala Logo

“Thumbon” ish-fituesi i BBVA: Dikush që i mëson produksionit rregulloren

4 Mars, 2026 | 10:00 am

Pas zhvillimeve të fundit dhe debatit të fortë që ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, reagimet nuk kanë munguar as nga ish-banorët e këtij formati.

Këtë herë ka reaguar Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. Përmes një Instastory në Instagram, ai ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë që është interpretuar si kritikë ndaj situatave të fundit në spektakël.

“Në këtë pikë uroj ta fitojë Big-un dikush që i mëson opinionistëve si të flasin, produksionit rregulloren dhe shqiptarëve si të sillen,” shkruan Iliri.

img 4298 1

Edhe pse nuk përmend emra konkretë, postimi i tij vjen në një moment kur reality show është përfshirë nga debate të forta, sidomos pas përplasjes së ashpër mes Rogerit dhe Mateos, ofendimeve që përfshinë familjarë dhe reagimeve të shumta që pasuan në rrjet.

Mesazhi i ish-fituesit ka ndezur menjëherë diskutime online, me ndjekësit që po përpiqen të kuptojnë nëse ai po kritikon mënyrën si po zhvillohen debatet në prime, rolin e opinionistëve apo menaxhimin e situatave nga produksioni.

Të ngjashme