Showbiz
Thashetheme rozë në Serie A: Eva Murati dhe futbollisti i Juventus, çifti i ri i momentit?
5 Mars, 2026 | 11:48 am

Eva Murati është një nga moderatoret sportive shqiptare më të komentuara jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato botërore.
E njohur ndryshe si Champions Girl, Eva së fundmi ka “trazuar” mediat italiane, teksa në skenë ka dalë një lidhje e mundshme e saj me lojtarin e Juventusit, Françisko Konseisao.
Në Itali zbulojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për shikime misterioze, teksa pretendohet se Eva dhe Françisko janë parë së bashku në pushime luksoze, duke nxitur një breshëri thashethemesh për një marrëdhënie gjithnjë e më të nxehtë.
Në ditët në vijim pritet të shihet me mjaft kureshtje se cili do të jetë qëndrimi i moderatores në lidhje me lajmet e qarkulluar për një lidhje të mundshme me futbollistin e Juventusit…












































