Sport
Eriksen poston foto nga spitali: Ndihem mire por…
15 Qershor, 2021 | 10:18 am
Christian Eriksen, ka postuar foton e parë pas incidentit që i ndodhi në fushën e lojës, ku pësoi arrest kardiak. Ai ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet i qeshur dhe qetëson tifozët duke thënë se është mirë.
Futbollisti danez thotë se i duhet të bëjë ende disa ekzaminime mjekësore, ndërsa thekson se do të bëjë tifo për shokët e tij të skuadrës së Danimarkës.
“Përshëndetje të gjithëve
Faleminderit të madh për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time.
Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë.
Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luaj për të gjithë Danimarkën Christian”, shkruan Eriksen.